E pyesin a është më shoqe me Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha përgjigjet e habitur: Kush të tha ty?

by admin
Spread the love

Blogerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha ishte e ftuar së fundmi në programin e së dielës në Top Channel, ‘E diell’, ku tregoi rreth eksperiencës së saj në shtëpinë e Big Brother VIP, si edhe foli për marrëdhënien e saj me Dj Pm.

Ndër të tjera, një prej fëmijëve të rubrikës ‘ ‘ i bëri një pyetje shumë pikante ish-konkurrentes së Big Brother VIP, duke e pyetur nëse ajo vazhdon të jetë më shoqe me këngëtaren e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj apo jo.

Sarah u duk shumë e habitur se nga i lindi kjo pyetje vajzës së vogël, duke e pyetur se kush i ka thënë që nuk janë më shoqe, ndërsa e mohoi lajmin se ajo me Trixën mund të kenë pasur ndonjë debat me njëra-tjetrën.

“Kush të ka thënë ty që jam shoqe me Trixën? Është shumë e mirë dhe patjetër që jemi shoqe. Nuk ka pse mos të jemi” – tha Sarah Berisha në emisionin e së dielës në Top Channel, ‘E diell’.

You may also like