“E preku, u refuzua e u nënçmua”, Xheisara tregon çka ndodhi mes saj dhe Arbrit

by admin
Spread the love

Xheisara Frisku është një nga ish banoret e BBV të cilës nuk i zgjati shumë eksperienca.

Këngëtarja shqiptare për pak ditë sa qëndroi në shtëpi arriti të bëhet personazh mjaft i lakuar në mediat rozë.

Me të hyrë në shtëpi ajo u sprovua me një përplasje të ashpër me tenisistin Arbër Sulstarova po ashtu banor i ri.

Xheisara ka irrituar Arbrin me gjestet e saj të pakontrolluara e pa qëllim të keq.

Prekjet e shpeshta të saj gjatë komunikimeve kanë nervozuar Arbrin, i cii reagoi shumë ashpër ndaj saj.

Sot në Fan Club ajo ka sqaruar se nuk i ka bërë me qëllim.

“Nuk i kam bërë Arbrit asgjë, thjesht ka qenë princip që e bëj edhe me miqtë e mi të afërt dhe për një moment harrova se Arbri nuk është i tillë”, u shpreh Xheisara.


You may also like