E pranon Gjeorgjia: Nuk kemi lojtarë cilësorë si Kosova!

by admin
Spread the love

Seleksionuesi i Gjeorgjisë, Willy Sagnol ka mbetur i befasuar me cilësinë që ka Përfaqësuesja e Kosovës.

Sagnol për nivelin e ‘Dardanëve’ është bindur me ndeshjen e 2 shtatorit në Batum, ku Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat prej 1:0.

Kosova do të ndeshjet sërish me Gjeorgjinë, ku kësaj radhe takimi do të zhvillohet me 12 tetor në “Fadil Vokrri”. Ish-lojtari i njohur francez ka thënë se Kosova ka rosterin me të mirë se Gjeorgjia, duke marrë parasysh edhe nivelin ku luajnë lojtarët ‘Dardan’.

“Për të qenë i sinqertë u befasova pak kur u njoha me pritjet e shtypit gjeorgjian para ndeshjes me Kosovën. Më la përshtypje se gjithçka ishte e lehtë dhe të gjithë ishin në pritje të lojës. Por duhet marrë parasysh përbërjen e Kosovës, lojtarët e saj luajnë nëpër klubet si Napoli e Lazio, si dhe skuadra të tjera të nivelit të lartë”, deklaroi Sagnol.

“Ne ende nuk kemi lojtarë në ekipe të tilla. Ne punojmë shumë dhe shpresojmë që një ditë lojtarët tanë të luajnë në klube dhe liga më të mira, ky është qëllimi ynë. Sidoqoftë, duhet shumë punë për ta arritur këtë. Kur ne luajmë kundër një përfaqësueseje lojtarët e së cilës aktivizohen në nivelin më të lartë, nuk mund të themi se një ndeshje e tillë do të jetë e lehtë për ne, dhe ky është një fakt”. 

Gjeorgjia sot (e hënë) ka nisur edhe stërvitjet për dy ndeshjet e muajit tetor. Së pari gjeorgjianët do të përballen me Greqinë në Batum, derisa tri ditë me vonë ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.

You may also like