E pëson në FA Cup “hirushja” e Premier League, Newcastle eliminohet nga Sheffield

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Newcastle është mundur me rezultatin 2-1 nga Sheffield, duke u eliminuar nga FA Cup.

Skuadra e cila me ecurinë e saj deri në këto momente në Premier League mund të konsiderohet si “hirushja” e elitës së futbollit anglez, është ndalur në FA Cup nga një kundërshtar që konkurron në League One.

Pjesa e parë e sfidë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52’ vendasit morën avantazhin me Windass, teksa në minutën e 65’ po ai do të gjente rrugën drejt rrjetës, duke e dyfishuar avantazhin për Sheffield.

Miqtë tentuan të reagonin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës me Guimaraes në minutën e 69’, or nuk mund të shkonin më tej.

Pas kësaj sfide Sheffield kualifikohet në raundin e 1/16-ave, teksa Newcastle ndalet me kaq.


Top Channel

You may also like