E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Kosovës në rastin “Subvencioni 2021”

by admin
Spread the love

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se e përshëndet aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës për rastin “Subvencioni 2021” .

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë.

“E përshëndes aksionin e sotëm të policisë së Republikës së Kosovës në rastin ‘Subvencioni 2021’ dhe organet tjera të drejtësisë në përpjekjen për sundimin e së drejtës në institucionet tona. Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohen vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm te fermerët meritorë”.

“Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’u dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativë, është imperativ i kohës”, ka thënë Peci, transmeton Klankosova.tv.

You may also like