“E pati me shumë merak”, Romeo Kara i publikon Sali Berishës dokumentin që nuk do të donte ta shihte

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Juristi Romeo Kara ka publikuar në rrjetet sociale teserën e anëtarësimit në Partinë Komuniste të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Romeo Kara e uron Berishën, nisur nga fakti se teserën e ka marrë pikërisht në ditën e themelimit të partisë së tij.

Postimi i Karas:

“Nje “urim” për komunistin nr. 108 690 qe e pati shume merak të hynte në parti, pikerisht diten e themelimit te partise se tij.

Në 8 Nentor 1968, i nxitur nga revolucioni kulturor kinez, kenga Padam-Padam e Edit Piaf dhe tregimet e gjyshit per Çamerine e Kuvajtin, u kurorezua KOMUNIST vete ai, “legjenda”, “gjigandi”, “Skenderbeu i II” i shqiptareve, sali ram berisha.”, shkruan Romeo Kara.

You may also like