E papritur në Big Brother VIP/ Qetsori puthet në buzë me Sabianin (FOTO)

by admin
Spread the love

Mbrëmja e së premtes i është kushtuar djemve në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme, mjaft interesante dhe pikante të përgatitura nga Vëllai i Madh. Një prej pyetjeve kishte të bente me emrin e ish-të dashurës së fundit që djemtë kishin pasur në jetën e tyre.

Teksa djemtë po përgjigjeshin me radhë, një prej tyre zgjodhi mos të thonte emrin dhe mos t’i përgjigjej pyetjes, por të kryente dënimin në këtë lojë. Dhe dënimi që duhet të kryente Qetsori kishte të bënte pikërisht me një puthje në buzë një banori tjetër në shtëpi.

Qetsori zgjodhi Sabianin dhe ky i fundit nuk e pati problem dhe mes banorëve plasi e qeshura, teksa dy banorët u puthën dy herë në buzë.

Djemtë iu përgjigjën edhe pyetjeve të tjera të bëra nga Vëllai i Madh, teksa në përfundim të sfidës, vajzat i komplimentuan për sinqeritetin dhe seriozitetin që treguan.

You may also like