E papritur/ Ish-bashkëshorti i shkatërron dasmën Britney Spears, ndërhyn policia – Shqip

by admin
Spread the love

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në dasmën e Britney Spears, e cila u martua sot me të fejuarin e saj Sam Asghari. Gjatë ceremonisë, ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander, u shfaq duke u përpjekur të shkatërronte ditën e saj më të bukur.

Alexander u arrestua menjëherë nga policia por shkaktoi një dramë të madhe për të cilën po shkruajnë të gjithë mediat. “Unë jam këtu për të prishur dasmën sepse askush nuk është këtu përveç Sam. Ku dreqin është familja?”, tha Jason.

Jason u arrestua ndërsa Britney dhe rrethi i saj i ngushtë kanë mbetur të shokuar. “Të gjithë ishin të shokuar”, tha një burim për E!News. “Ajo e shtyu orarin e dasmës sepse të gjithë duhej të ndalonin për të folur me sigurinë dhe policinë për atë që ndodhi.”

“Britney është paksa e tronditur pas incidentit që ndodhi”, shtoi burimi.

You may also like