E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit – Shqip

by admin
Spread the love

Në një version shumë më të avancuar të filmit “Vetëm në shtëpi”, një çift me pasaportë belge “harruan” fëmijën e tyre së bashku me karrocën në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion” të Izraelit. Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, e cila ka postuar edhe një video të rastit në faqen e saj, lajmi është tronditës pasi papërgjegjësia e çiftit nuk përshkruhet dhe as justifikohet.

Prindërit e foshnjës u regjistruan në aeroportin e Tel Avivit të Izraelit për të hipur në një fluturim të Ryanair për në Bruksel. Por teksa kalonin nëpër makineritë e kontrollit të aeroportit, ata harruan të merrnin karrocën ku flinte engjëlli i tyre i vogël. Stafi i tmerruar i aeroportit pa një karrocë të braktisur me foshnje dhe menjëherë thirri policinë, e cila arriti të gjurmojë prindërit e papërgjegjshëm dhe t’i vërë në pranga.

Çifti mbërriti dje në aeroportin e Tel Avivit me një pasaportë belge dhe bileta për një fluturim të Ryanair për në kryeqytetin belg, por nuk kishin një kartë imbarkimi për fëmijën e tyre. Kur stafi i aeroportit i informoi se nuk mund të hipnin pa blerë një biletë për foshnjën, ata thjesht e lanë foshnjën në karrocë, u kontrolluan dhe u nisën drejt daljes për të hipur në fluturimin e tyre.

Në videon tronditëse që gazeta britanike ka ngarkuar në faqen e saj, personeli i aeroportit shfaqet duke parë me frikë karrocën dhe, duke tërhequr batanijen, përballet me foshnjën e braktisur. Në deklaratat e tij për gazetën izraelite Jerusalem Post, drejtori i zyrës së linjave ajrore Ryanair tha se “nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Nuk mund ta besonim atë që po shihnim”.

Sipas linjave ajrore britanike, pasagjerët që udhëtojnë me foshnjën e tyre mund të paguajnë rreth 25 £ për ta vendosur atë në një transportues dhe për ta mbajtur në prehër ose për të marrë një biletë për të rritur për ta vendosur në një vend të veçantë. /tesheshi.com/

You may also like