“E nënshkruar nga 85 kuvendarë” – Lexohet Deklarata e anëtarëve të Kuvendit të ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love

Në takimin e ASH-së në Kumanovë të ftuar nga kreu i partisë, Arben Taravari u lexua Deklarata që siç u tha, është nënshkruar nga 85 kuvendarë nga 133 sa i ka Kuvendi i ASH-së.

Në Deklaratë thuhet se anëtarët që janë nënshkruar përkrahin kryetarin e partisë që t[ë lidhë koalicion zgjedhor që do të sjellë ndryshimin në vend, ndërsa shtohej se Taravari obligohet që pas zgjedhjeve të mos koalicionojë me forca destruktive që nuk ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve.

Ndërkaq, Arben Taravari në fjalën e tij deklaroi se ka edhe shumë anëtarë që nuk kanë dalur ende publikisht për shkak të presioneve dhe kanë kërkuar prej tij t’i presë edhe ca ditë.

“Lërini njerëzit të mendojnë lirshëm”, tha mes tjerash Taravari në fjalën e tij./tvklan.mk

You may also like