“E mori opozitën peng”, Indrit Hoxha radhit arsyet se pse do të dalë në shesh në protestën e 8 janarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-anëtari i Këshilli Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha, ka radhitur një sërë arsyesh se përse do jetë në pr*otestën e 8 janarit, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në postimin e tij në Facebook, Hoxha ka theksuar se një nga arsyet është marrja peng e opozitës, largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i lartë që ka përfshirë ekonominë shqiptare.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

Disa nga arsyet pse kam zgjedhur te dal ne shesh ne 8 Janar
E mori opoziten peng.

E mori Shqipërinë me 2.9 milionë banorë, e çoi 2.4 milionë banorë.
E mori Shqipërinë me 6 miliardë Euro borxh, e çoi me 13 miliardë Euro borxh.
E mori Shqipërinë me 200 milionë Euro konçesione, e çoi me 2 miliardë Euro konçesione.
E mori Shqipërinë me 450 milionë Euro detyrime të prapambetura, e çoi në 550 milionë Euro detyrime të prapambetura.

E mori Shqipërinë me të gjitha rrugët falas, ka vënë 1 autostrade me pagesë dhe po mendon të bëjë edhe 4 të tjera.
E mori Shqipërinë me 670 km superstradë/rrugë e gjerë, e çoi në 670 km superstradë/rrugë e gjerë.
E mori Shqipërinë kur shpenzohej për arsimin 2.8% e PBB-së, (premtoi ta çonte në 5%), e çoi 2.4%.
Etj.,etj”, shkruan ai.

You may also like