E mohoi gjithë jetën, emri i vajzës sekrete së Peles në testamentin e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit Pele mohoi që Sandra Regina të ishte vajza e tij gjatë gjithë jetës, por tani është zbuluar se ai i ka lënë asaj një pjesë të milionave të tij në testamentin e tij.

Sandra, e lindur në vitin 1964, vdiq 17 vjet më parë, zemërthyer që babai i saj refuzonte ta pranonte. Por të shtatë fëmijët e tij, përfshirë dhe Sandrën, ishin në testamentin e tij.

Pasuria që i la Sandrës do t’u kalojë dy djemve të saj, të cilët takuan gjyshin e tyre për herë të parë ndërsa ai po vdiste në spital.

Dëshira e fundit e Peles ishte të takonte Octavio Felinto Neto dhe Gabriel Arantes do Nascimento dhe ata e vizituan atë më 28 Dhjetor, një ditë para se të vdiste në moshën 82-vjeçare.

Gabriel tha: Falënderoj Zotin që më dha këtë moment, ishte ajo që nëna ime ëndërronte më shumë. Unë fola me tezet e mia dhe ato na thanë se gjyshi ynë donte të na shihte. Ishim shumë të emocionuar, ishte mundësia që e prisnim. Çdo familje ka zënka dhe sherre, e jona nuk ndryshon, por ka momente kur bashkimi dhe dashuria janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Jemi jashtëzakonisht të lumtur.

Nëna e tyre lindi pasi Pele pati një lidhje me pastruesen e tij, Anisio Machado. Pele refuzoi të pranonte se ishte babai, por testet e ADN-së dhe një vendim gjykate i vitit 1991 vërtetuan se ai ishte i ati.

Vlerësohet se pasuria e Peles ishte 13 milionë Funte. Ai kishte tre fëmijë, Kelly, Edinho dhe Jennifer, nga gruaja e tij e parë, binjakët Joshua dhe Celeste nga e dyta, dhe vajzën Flavia nga një lidhje tjetër. /tvklan.al

You may also like