E menaxhon e motra & e ëma, e hapëm sepse…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiraj ka reaguar së fundmi në emisionin ‘Wake Up’ rreth llogarisë së hapur në ‘GoFundMe’ në emër të këngëtarit. Ai ka sqaruar se llogaria është hapur si kërkesë e fansave të tij të shumtë në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa nënvizoi se Luizi nuk ka as probleme ekonomike e as shëndetësore.

Ndër të tjera, kunati i Luizit tha se llogaria menaxhohet nga nëna dhe motra e tij, ndërsa pasi këngëtari do të dalë nga Big Brother VIP, llogaria do t’i dorëzohet atij dhe do të menaxhohet nga ai. Gjithashtu, Sokoli nënvizoi se kjo është llogaria e vetme në emër të Luizit, ndërsa llogaritë e tjera po hapen në kurriz të tij dhe s’janë të vërteta.

“Llogaria në Gofundme është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë shumë kohë më parë. Nuk është kërkuar nga familja, as për arsye ekonomike dhe për arsye të tjera, është kërkesë nga fansat e tij.

Disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë të fansave të tij, që duan të kontribuojnë me vullnetin e lirë të tyre. ‘GoFundMe’ nuk është as për arsye shëndetësore, as për fatkeqesi dhe asgjë tjetër. Në Amerikë kjo është një llogari transparente. Zgjodhëm vlerën 250 mijë dollarë sepse kërkesa ishte e madhe nga fansat.

Këto para i menaxhon e motra dhe e ëma e Luizit dhe kontrollohet deri në momentin që ai del jasshtë programit. Kur ai del, e di Luizi se çfarë bën me këto para. Janë hapur edhe shumë llogari të tjera të ngjashme, por s’janë hapur nga ne. I vetmi që është hapur është nga motra e Luizit dhe është në faqen zyrtare të tij”- tha kunati i Luizit në emisionin ‘Wake Up’.

You may also like