“E mbyll te Reali, frymëzohem nga Modric! Vjet na ‘fiku’ Botërori”

by admin
Spread the love

Thibaut Courtois është një nga pikat më të forta të Real Madrid.

Portieri belg është rikthyer në formën e ditëve më të mira dhe ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të “Los Blancos”.

Dëshira e 31-vjeçarit, i cili ka edhe 3 vite kontratë me Realin, është ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Tri vite janë shumë në futboll, por unë mendoj se të gjithë e dinë se jam i lumtur te Reali. Dua të tërhiqem nga futbolli me këtë skuadër, dua ta mbyll këtu”.

Courtois merr si shembull Luka Modric, shokun e skuadrës, i cili vazhdon të jetë brilant në fushë edhe pse vitet kalojnë dhe muajin e ardhshëm do të festojë 38-vjetorin.

Sezoni i kaluar nuk ishte i keq, por ne duam të reagojmë dhe të fitojmë gjithçka. E nisëm mirë, fituam Superkupën e Europës. Po paraqiteshim mirë edhe në kampionat, por gjërat ndryshuan pas Botërorit.

Nuk ia dolëm të mbanim të njëjtin nivel pas Kupës së Botës. Humbëm Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës në një mënyrë të shëmtuar. Më pas nisëm të linim pikë edhe në kampionat.

Fituam Kupën e Mbretit dhe mbërritëm në gjysmëfinalet e Champions League. Jemi të lumtur, por jo për humbjen 4-0 ndaj Manchester City. Këtë vit do të synojmë të rikthehemi në finalen e Championsit dhe të fitojmë sa më shumë trofe.

Në Madrid luhet për të triumfuar në çdo kompeticion. Kemi bërë disa blerje emocionuese, si Bellingham. Të gjithë jemi entuziastë për nisjen e sezonit të ri. Uroj ta nisim sa më mirë”, theksoi një ndër portierët më të mirë në planet./Shqip

Top Channel

You may also like