E martuar me avokatin më të pasur, Adelina Tahiri tregon diamatin që mori nga propozimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Adelina Tahiri prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Konkurrentja e “Dance Albania” u ngjit në skenë nën tingujt e muzikalit “Moulin Rouge”, ekzaktësisht me këngën “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”.

Siç thotë edhe kënga, diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze dhe Adelina e konfirmon:

“Besoj që nuk ka vajzë që nuk i do diamantet, sidomos kur je me një partner dhe je ne prag të një propozimi. Une kam dy (diamante) edhe pse njëri është më i madh, ky tjetri ka më shumë vlerë sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora.”

Pasi ka ndarë pamjet, Adelina ka treguar se propozimi ka ndodhur në Vjenë, në një ndër restorantet më të famshëm të qytetit. Kamarieri i ka shërbyer një pjatë, ku ‘fshihej’ unaza.

“Nuk është e lehtë të më surprizosh mua sepse jam shumë e shkathët dhe i zbuloj surprizat, por kësaj here ai u tregua më i shkathët se unë dhe prandaj ma mori zemrën”, tha Adelina.

E pyetur nga Alketa Vejsiu se cila është lidhja që ajo ka me diamantet dhe gurët e çmuar, Adelina ka thënë se i do ato si çdo vajze, por diamanti me i çmuar që ka është djali.

You may also like