E lëshova takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për takim për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të vendit, mirëpo ai në këtë takim nuk ka qëndruar shumë, kështu duke e lëshuar takimin.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta lëshonte takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjërata e nuk e ka sqaruar arsyet se përse ka prishur raportet me Amerikën.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se për të është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Postimi i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

You may also like