E kryer, Mauricio Pochettino do të marr drejtimin e Chelseat

by admin
Spread the love

Chelsea ka rënë dakord me Mauricio Pochettinon për t’u bërë trajneri i tyre i ri, pas një sezoni shumë dëshpërues, shkruan Fabrizio Romano.

Detajet e marrëveshjes pritet të finalizohen në ditët në vijim.

Pochettino do të marr me vete edhe ndihmësit Jesus Perez, Miguel D’Agostino, Toni Jimenez dhe djalin Sebastiano Pochettino që do t’i bashkohen në “Stamford Bridge.

Pochettino do të bashkëpunojë me drejtorët sportivë të Chelseat dhe Frank Lampardin, i cili është trajneri i përkohshëm, përpara fundit të sezonit.

Argjentinasi ka qenë jashtë futbollit që kur u largua nga roli i tij me Paris Saint-Germain.

Pochettino u bë i njohur në Espanyol dhe Southampton, përpara një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme me rivalët londinez të Chelseat, Tottenham.

Ai i ndihmoi Tottenham të kualifikoheshin në katër më të mirat në katër sezone radhazi, si dhe i çoi ata në një finale të parë të Ligës së Kampionëve në 2019.

Chelsea ka pasur një sezon jashtëzakonisht të vështirë me Potter dhe Thomas Tuchel që paguajnë çmimin me punët e tyre.

You may also like