E konfirmon vetë presidenti, Napoli shumë pranë mbrojtësit nga Uruguai

by admin
Spread the love

Mathias Olivera mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Napolit. Mbrojtësi i majtë po kërkohej me ngulm nga ekipi i Spallettit ndërsa tashmë kanë ardhur edhe konfirmime për sa i përket kësaj tratative.

Gjithçka është konfirmuar nga vetë presidenti i Getafes, Angel Torres. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Torres ka thënë se “Transferimi në Itali për Olivera është në një gjendje të avancuar”, çka jep siguri të madhe se Olivera do të veshë fanellën e Napolit për sezonin e ardhshëm.

Me këtë lëvizje, Spalletti do të sistemonte kështu krahun e majtë të mbrojtjes pasi ka vuajtur jo pak këtë sezon. Për sa i përket vlerës së lojtarin, Napoli pritet të paguajë për Olivera rreth 11 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Getafe C.F. Facebook

You may also like