E konfirmon edhe Kovaçevski: Viti shkollor fillon më 1 shkurt

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se Qeveria ka pranuar propozimin e Shtabit të Krizës me çka viti shkollor do të fillojë më 1 shkurt.

Ai në profilin e tij në facebooku njoftoi se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen me 1 shkurt, raporton SHENJA.

“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.

Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.

Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor, ku do të përfundojë më 10 qershor”.


You may also like