E konfirmon Challandes: Kastrati është gati për Gjeorgjinë

by admin
Spread the love

Lirim Kastrati do të jetë pjesë e ‘Dardanëve’ për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, shkruan Insporti.

Lajmin e ka bërë të ditur selektori Bernard Challandes, ku në konferencë për media tha se Kastrati është gati për ndeshjen e nesërme.

““Lirimi është 100% i gatshëm, dhe do të jetë pjesë e listës së futbollistëve për ta ndihmuar skuadrën. Ka stërvitur mirë dhe nuk ka dhimbje” – ka thënë Challandes.

Kujtojmë se, 22 vjeçari gjatë ndeshjes së fundit të zhvilluar me Legia Warshavën ka pësuar një lëndim në nyje, madje ka qenë në dyshim edhe për grumbullim te Kosova. Mirëpo pas ndërhyrjeve nga stafi mjekësor ai tani dihet më mirë dhe pritet të luaj nga minuta e parë ndaj gjeorgjianëve.

You may also like