E kërkojnë në Amerikë, Potter flet për të ardhmen e sulmuesit

by admin
Spread the love

Aventura e Pierre-Emerick Aubameyang me fanellën e Chelseat mund të përfundoj më shpejt se sa mendohej.

Kjo për shkakun se 33-vjeçari duket jashtë projektit të trajnerit Graham Potter (e la jashtë listës së Champions League), por edhe i lënë mënjanë nga drejtuesit e klubit që po këmbëngulin gjithnjë e më shumë për të rinovuar organikën dhe për t’i besuar të rinjve.

Në këtë formë, gabonezi po merr në konsideratë një ofertë nga MLS në Amerikë, aty ku klubi i Los Angelos e ka marrë shumë seriozisht transferimin e lojtarit.

Amerikanët kanë kontaktuar me Aubameyang teksa ky i fundit po merr kohën e duhur për të vendosur. Nga ana tjetër, trajneri Potter flet për të ardhmen e lojtarit të tij duke u shprehur se e vlerëson sjelljen prej profesionisti të Aubameyang ndërsa shton se për momentin nuk ka asnjë të re në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

“Aubameyang është stërvitur si e gjithë pjesa tjetër e lojtarëve këtë javë. Është një profesionist i vërtetë dhe unë e vlerësoj këtë. Shoh që Aubameyang mbështet dhe i jep kurajo shokëve të skuadrës dhe përsa kohë është te Chelsea, jam i sigurt se ai do të japë maksimumin në çdo moment.


Top Channel

You may also like