E keni tepruar me ushqimin gjatë festave? Ndiqni këto këshilla për t’u rikthyer në formë

by admin
Spread the love

Këto ditë festash, ndoshta mund ta keni tepruar me ushqimin dhe keni dalë jashtë programit tuaj. Megjithatë, ndërsa festat kaluan, është e nevojshme t’i riktheheni rutinës tuaj. Për të arritur qëllimet tuaja, duhet të organizoheni.

Filloni aktivitetin tuaj të preferuar. Ushtrimi është një faktor i vlefshëm për shëndetin dhe humbjen e peshës.

Rivendosni planin tuaj të dietës. Me shprehjen “nga e hëna do të filloj” askush nuk e ka nisur. Nëse është edhe më e vështirë për ju që t’i riktheheni rutinës tuaj dhe ta shtyni vazhdimisht, konsultohuni me një dietolog dhe filloni një program të ri diete.

Hidratohuni. Uji është çelësi për të reduktuar alkoolin dhe kequshqyerjen e ditës. Reduktoni konsumin e tepërt të mishit për një kohë. Zëvendësojeni me peshk, ushqim deti, vezë. Gjithmonë të personalizuar dhe duke pyetur dietologun tuaj.

Shmangni ushqimet e përpunuara – sheqerin, pijet joalkoolike, yndyrnat e ngopura dhe ëmbëlsirat. Preferoni karbohidratet komplekse. Për shembull bukë kafe (thekër), tërshërë, oriz kaf etj. dhe shmangni karbohidratet e thjeshta si bukë e bardhë, drithëra me sheqer, oriz të bardhë etj.

Konsumoni 3-4 racione me fruta dhe perime në ditë. Preferoni ushqimet e stinës. Mos harroni të preferoni mënyrat e pjekjes me pak vaj ulliri në furrë ose tepsi që nuk ngjit. Shmangni ushqimet e skuqura.

Plani juaj javor i dietës duhet të bazohet në opsionet e mëposhtme:

1-2 porcione peshk
1 racion mish viçi
1 porcion me vaj
1 racion bishtajore
1 racion supe perimesh ose sipas dëshirës tuaj
1-2 porcione pule pa dhjamë.

You may also like