“E ke personale me mua”/ Agravon debati mes Rozës dhe Romeos

by admin
Spread the love

Spektakli i “BBV3” ka vetëm 5 ditë që ka filluar, por mesa duket banorët që tani kanë filluar të krijojnë miqësitë dhe konfliktet e para. Pas debatit të bujshëm që zhvilloi me Merin ditën e djeshme, sot Roza ka debatuar edhe me Romeon. Romeo duket se është acaruar pasi Roza e ka pyetur në lidhje me Donaldin.

Roza: Është lojë pse e merr personale?

Romeo: Me mua s’ke lojë me mua e ke personale. Jo vetëm ti, por të gjithë

Roza: E mirë ke ardhur në vendin e duhur, bravo!

Debati mes tyre vijon me tone të larta ku Roza nënkupton se ai është i favorizuar brenda në shtëpi. Roza është një ndër banoret më aktive brenda shtëpisë dhe ndër më të komentuarat për konfliktet e saj me banorët e tjerë.

The post “E ke personale me mua”/ Agravon debati mes Rozës dhe Romeos appeared first on NTV.

You may also like