E kanë lënduar 2 herë

by admin
Spread the love

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes ka komentuar në rrjetet e saj sociale situatën e krijuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e BBV dhe paralajmërimin që Vëllai i Madh i dha banorëve, pas situatës së tensionuar mes Luizit dhe Kiarës.

Efi tha në videot e publikuara në rrjete sociale se gjyqi ndaj Luizit është ekzagjerim dhe se çdo gjë ndodh në kuadër të lojës, ndërsa i konsideron si të arsyeshme veprimet e tij.

“Nuk e di pse rrethanat dhe situatat çojnë në një lloj mënyre që Luizi të akuzohet vazhdimisht për dhunë psikologjike për trajtim jo të mirë për ku di unë se çfarë. Jemi në një lojë, në atë situatë, ishin fiks në një lojë që zëre se ishin të ndarë grupi i gocave dhe i çunave.

Ose si në një lojë futbolli ku në një skuadër ishte Kiara e në tjetrën Luizi, nuk e kuptoj se për çfarë arsye duhet ta lejojë Luizi, Kiarën të bëj gol, në momentin që është në skuadrën tjetër, është e palogjikshme. Njerëzit tjerë që e lënduan dy herë kur kishin avantazh në lojë, njëherë me daljen time, dhe njëherë me daljen gati të Kiarës që do të thotë ai nuk do ta rrezikojë përsëri këtë llojë gjëje.

Luizit deri tani nuk i është dhënë ndonjë avantazh i tillë, dhe mua më duket normale që të mundohet mos ta lejojë që ky avantazh t’i jepet dikujt tjetër”, tha Efi, e cila reagoi edhe me anë të një story tjetër. “Uauuu dhunëë, e tmerrshme, se ç’më duken sot të gjithë këta njerëz si Olta”, tha Efi.

You may also like