E kam të vështirë famën

by admin
Spread the love

Aktori 77-vjeçar O Yeong-su ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë popullon të Netflix.

Ai u tregua i sinqertë edhe për anën e errët të famës. Mësohet se ai ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për tu shfaqur në reklama të ndryshme.

“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar.

Yeong-su është një aktor me eksperiencë,  i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada kur filloi karrierën e tij në 1963.

Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.

Gjithashtu u zbulua se shfaqja kushtoi 21.3 milionë dollarë për t’u prodhuar, përafërsisht 2.4 milionë dollarë për episod.

Prodhimi i shfaqjes ishte një përvojë intensive, por kjo nuk e ka hequr plotësisht idenë për të bërë një sezon të dytë.

Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.

“The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.


You may also like