“E kam njohur Donaldin kur pashë se ishte lidhur me Bora Zemanin” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

10:42 | 2 Shkurt 2022

Einxhel ka biseduar me Beniadën pas spektaklit.

Ajo i qëndroi sërish prapa qëndrimit të saj lidhur me Donaldin, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se, vazhdoi të fliste se nuk e ka njohur si figurë publik për ndonjë rol të tij në televizione por vetëm se ka qenë në romancë me moderatoren, Bora Zemani.

Lexo edhe:

Theu rregullat duke e futur në shtëpi: Donaldi u dënua nga “Vëllai i Madh”, Mozzik ka një reagim

Theksojmë se, ky mendim i Einxhel shkaktoi debate të ashpra mbrëmë mes saj dhe Donaldit e cila tregoi edhe ngjarje jashtë shtëpisë.

Ndryshe, Donaldi mbrëmë humbi pikët për tu zgjedh finalisti i parë i “Big Brother VIP” sepse ka thyer rregullat e “Vëllait të Madh” duke lejuar hyrjen e Mozzik në shtëpi.

Vlen të theksohet se finalisti i parë i këtij edicioni u zgjodh balerini Ilir Shaqiri./Shqip/

 


You may also like