E kam dashur pafund babain, pika ime e dobët. E vuaj akoma sepse…

by admin
Spread the love

Eni Çobani, avokatja e njohur në vendin tonë është tashmë prej 10 vitesh pjesë e pandarë e ekranit shqiptar përgjatë të dielave. Ajo është në rolin e ndërmjetësues në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në programin ‘E diela shqiptare’ me Ardit Gjebrean, duke na sjellë herë pas here histori të ndryshme.

Në seancën e kësaj të diele, dy motra u përballën me njëra-tjetrën për shkak të detyrimit për të ëmën, teksa në një moment të emisionit, Ardit Gjebrea i bën zonjës Eni një pyetje. E në fakt, një pyetje që duket se e emocionoi shumë fort kolegen e tij të rubrikës ‘Shihemi në Gjyq’. Arditi e pyeti se çfarë do të bënte po ta kishte të atin gjallë e nëse do të kishte të tillë diskutim me të vëllain, ndërsa zonja Eni dha një përgjigje shumë të bukur.

“Jo, kurrë. Asnjëherë. Më prek gjithmonë në një pikë që ti e di që unë e kam pikë të dobët dhe në qoftë se vuaj një gjë në ditët në vazhdim, e vuaj pikërisht se thosha do t’i jepja akoma dhe më shumë dashuri, do kisha më tepër mundësi, do ta shëtisja më shumë se për ta dashur ai e di që e kam dashur pafund. Por nuk e kam këtë mundësi, sot kam vetëm një mundësi që i shkoj atje ku ai është përjetësisht dhe e shikoj shpesh në fakt.

Arditi gjithmonë di të emocionojë. Më emocionoi mua të parën, tani mendoni se ç’do bëhet me juve në vazhdim, si një djalë shembullor i dy prindërve të tij, kështu që një duartrokitje edhe për Arditin sepse s’është ndarë kurrë nga prindërit dhe kjo është vërtet një vlerë. Është një vlerë e jashtëzakonshme, përpos detyrimit, por…

You may also like