“E kam dashur”, Donaldi flet pa dorashka për marrëdhënien me Bora Zemanin

by admin
Spread the love

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.

Në lidhje me këtë, Donaldi ka folur hapur dhe pa dorashka në bisedë e sipër me Granitin.

Aktori i humorit ka treguar se marrëdhënia e tij me Borën ka qenë diçka shumë e fortë dhe pavarësisht se jeta ka bërë të vetën, ai e ka dashur shumë moderatoren.

Donaldi: Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën.

Nga ana tjetër, i pyetur nga konkurrenti i “BBV”, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para një viti, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënie.

Graniti: Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasë kështu të fortë, e kam ndje shumë, diku afër 1 vit.


Lajme interesante

You may also like