“E imitoj duke e ekzagjeruar”, Salsano Rrapi zbulon si e ka pritur Bora imitimin në Portokalli

by admin
Spread the love

Salsano Rrapi është një nga personazhet më të preferuar në humorin shqiptar, i cili prej vitesh tashmë është pjesë e ekranit, përmes programit “Portokalli”. Gjatë këtij sezoni të ri, aktori i dashur ka vendosur të guxojë dhe të jetë konkurrent në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Së bashku me partneren e tij, Lori Bala, ai ishte i ftuar sot në programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku kanë rrëfyer paksa nga eksperienca e tyre në këtë rrugëtim të ri të ndërmarrë nga aktori dhe moderatori i njohur shqiptar.

Gjatë intervistës me moderatorët e emisionit të mëngjesit, Salsano foli edhe për prezantuesen e programit të kërcimit, Bora Zemanin. Kujtojmë që aktori e imiton Borën në “Portokalli” dhe ai zbuloi për të gjithë ndjekësit e emisionit edhe se si e ka pritur Bora Zemani imitimin e saj në programin e humorit.

Ka qenë shumë dashamirëse. Bora më tha se nuk po mësohem dot me fytyrën time tek ti. Ka një lloj veçantie në prezantim, është e qetë. Unë e imitoj atë duke e ekzagjeruar”– tha Salsano Rrapi në emisionin e mëngjesit “Wake Up në Top Channel”.

You may also like