E hoqi si kreu i grupit parlamentar demokrat dhe e zëvendësoi me Enkelejd Alibeajn, befason Lulzim Basha, tregon se çfarë po përgatit me Alfred Rushajn

by admin
Spread the love

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Lulzim Basha ka bërë me dije disa ndryshime që kanë të bëjnë me drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

Basha bën me dije se me një vendim të përbashkët së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Alfred Rushaj, kanë vendosur që drejtimi i Grupit t’i kalojë Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e Bashës:

“Edhe pse Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe con përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.

You may also like