“E harrova nga druri që hëngra”, Blendi Fevziu tregon historinë e pazakontë të bujtinarit

by admin
Spread the love

Në një nga udhëtimet e tij të shumta, kësaj here në Shqipëri, Blendi Fevziu publikoi një video në rrjetet e tij sociale duke i rënë çiftelisë. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetari i njohur i bashkëngjiti videos edhe historinë pas saj.

Blendi Fevziu: Këtu jam në Lëpushë, por historia ishte e jashtëzakonshme. Personi që po më mëson çiftelinë ishte një burrë nga Lëpusha që kishte një bujtinë të vetën, një nga njerëzit më të këndshëm që kam parë, i cili më tregoi një histori nga vitet e komunizmit. Më thoshte që “në vitet e komunizmit unë bëja si modern në Lëpushë, dëgjoja jugosllavin dhe këndoja ‘neçu, neçu, diamante’, një këngë që unë s’e kisha dëgjuar ndonjëherë. “Pas ca kohësh, më vjen një ditë, një burrë i veshur dhe më thotë: ‘Ti je filani?”, ‘Po’, “Këndoje pak atë neçu, neçu, diamante’. Unë e nuhata, nuk desha, më arrestoi, ishte operativi i zonës, më arrestoi. Më çuan në burg, më futën një dru të mirë në një moment”, tregoi një histori komike, ndenji pak kohë në burg, jo ndonjë kohë shumë të gjatë dhe pastaj tha “më thanë kthehu në këmbë në fshat tani dhe unë u ktheva. “Nuk guxoja as ta mendoja më ‘neçu, neçu diamante”, ishte diku nga fundi i viteve ’70 dhe tha “në ’91 e kujtova prapë këngën se 12-13 vjet e harrova nga druri që hëngra”.

Ndërsa shprehet se është një dëgjues i muzikës, Fevziu tregon se nga ana tjetër nuk hyn në talentet e tij. Këndimi apo luajtja e ndonjë instrumenti kanë mbetur vetëm tentativa që kanë lënë pas kujtime gazmore.

You may also like