E harroi Sarën? DJ PM komenton në foton e këngëtares së famshme

by admin
Spread the love

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur si Kida ka festuar dje ditëlindjen e 24’të

Pamje nga festa e ditëlindjes ka publikuar vetë ajo në llogarinë e saj në Instagram, ku i ka falenderuar të gjithë për urimet.

E në këto foto s’ka munguar as komenti i Dj PM, i cili është kthyer në një prej personazheve më të diskutuara kohëve të fundit, pas qëndrimit në shtëpinë e famshme.

PM e ka quajtur Kidën “evlad”, derisa i ka uruar edhe 100 vite të tjera.

“Urime evlad edhe 100 tjera ❤️❤️”, ka qenë urimi i tij.

Ndryshe, DJ PM ka thënë se do ta pres blogeren shqiptare, Sarah Berisha, që të dal nga shtëpia dhe të vazhdojë njohjen me të. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin. S’kanë munguar as puthjet e përqafimet mes tyre.

You may also like