E gjithë bota kundër Putin/ Nga SHBA te Meloni, proteston edhe Tirana

by admin
Spread the love

Politika në Shqipëri  ka dënuar nënshkrimin e trakteve  nga presidenti i Rusisë që aneksojnë në kundërshtim më ligjet  ndërkombëtare 15 përqind të territorit të Ukrainës.

Presidenti Bajram Begaj tha se sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror. Ndërsa ish presidenti dhe kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta tha se aneksimi shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Ministri i mbrojtje Niko Peleshi tha se Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike.  i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm.  Edhe ministria e jashtme shqiptare dënoi ngjarjen duke  thënë ky veprim është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së.

Reagime të tjera pati menjëherë edhe nga Perëndimi.  Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar , James Cleverly, tha se Britania do të rrisë sanksionet kundër Rusisë pas aneksimit “të paligjshëm”, duke shtuar se masat do të kufizojnë qasjen e Rusisë në shërbimet kryesore tregtare.  Këshilli Evropian , i cili mblodhi me urgjencë  liderët e BE-së, tha se e kundërshtojnë me vendosmëri dhe dënojmë pa mëdyshje” aneksimin.

Zërave që dënojnë Putin iu bashkua edhe Giorgia Meloni e Italisë , partia e ekstremit të djathtë të së cilës fitoi zgjedhjet javën e kaluar, ajo tha se Putini “demostroi edhe një herë vizionin e tij neo-imperialist, të stilit sovjetik, i cili kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”. Suedia  po ashtu iu bashkua  thirrjeve me kryeministren Magdalena Andersson që e quajti lëvizjen e Rusisë një “farsë të plotë”.

Kryeministri grej kiriakos mitsotakis tha po ashtu serb Rusia po minon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe po shkel të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi dhe sovranitet.  Reagimeve dënuese iu bashkua edhe SHBA, presidenti Amerika njoftoi sanksione të reja.

Ndërkohë në mbrëmjen e të premtes sipas orës evropiane në 21-00, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton  rezolutën e sponsorizuar nga Shqipëria në bashkëpunim me SHBA,  që dënon referendumet për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës të pushtuara nga Rusia. Rezoluta  u kërkon vendeve anëtare “të mos njohin asnjë status të ndryshuar të Ukrainës dhe të detyrojnë Rusinë të tërheqë trupat e saj nga shteti fqinj.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like