E gjetëm kujt i ngjan Marget (të paktën për një detaj)

by admin
Spread the love

Marina nuk humbet asnjë rast për të na treguar sa e lumtur ndihet në prani të së bijës Marget, e as për të ndarë copëza të vogla përditshmërie me të. Në vijim të postimeve të saj, me vajzën pas vetes, moderatorja tregoi se e bija nuk i ka qejf hiç çorapet dhe për këtë i ka ngjarë asaj.

Si të gjithë prindërit, që prej ardhjes në jetë të Marget, edhe Marina me Getin i kanë nisur këto diktimet se kujt i ngjan më shumë e vogla. Por moderatorja na e tregoi një nga detajet që kanë të përbashkët.

Marget është edhe një fashonista e vogël që po rritet dhe këtë na e ka treguar më herët Marina me postime të tjera. Megjithatë as Marina as Getoari nuk postojnë foto të vajzës tamam.

Marget erdhi në jetë në datë 24 nëntor të vitit që lamë pas.

You may also like