E Fundit/ Talenti i Manchester United huazohet te Rangers

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tanimë, është konfirmuar edhe nga vetë klubi skocez, ku Rangers ka siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë  të Manchester United, Amad Diallo.

Rangers transferon yllin e “Djajve të Kuq” në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni aktual.

Pas arritjes së tij në Glasgow, Diallo tregoi që është tejet i lumtur që i është bashkuar Rangers, dhe mezi pret që të paraqitet në ndeshjen e radhës kundër skuadrës së Ross County.

“Jam tejet i lumtur që i bashkohem Rangers deri në fund të këtij sezoni. Është fantastike për mua që në këtë stazh të karrierës të vijë tek një klub tejet i madh, që do të jetë tejet sfiduese në aspekte të ndryshme”, tha Diallo.

“Mezi pres që të stërvitem me bashkë-lojtarët e mi për herë të parë nesër, dhe të takohem me tifozët për herë të parë kundër Ross Countyt të shtunën”, shtoi më tej Diallo.

Sulmuesi 19 vjeçar do të jetë menjëherë pjesë e skuadrës së Rangers për ndeshjen e radhës kundër Ross Countyt të shtunën, ku tani trajneri Giovanni van Bronckhorst do të ketë opsione të shumta në repartin e sulmit.

You may also like