E fundit, anulohen zgjedhjet në Shkodër, prej 5 orësh nuk u paraqit asnjë votues

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Procesi i votimit në dy fshatra të Shkodrës, është anuluar, pasi në fshatin në fshatin Bruçaj, nuk ka shkuar asnjë votues prej 5 orësh.

Në këto kushte, sipas ligjit procesi i votimit anulohet dhe përmes një procesverbali të mbajtur nga kryetari dhe anëtarët, qendrat e votimit janë mbyllur.

Procesverbali dhe materialet zgjedhore të kësaj KZAZ-je, do të dërgohen në Shkodër për administrim.

Moti i keq dhe temperaturat e ulta, kanë bërë që në këto dy fshatra banorët të mos dalin të votojnë.

Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë qenë të vazhdueshme, aq sa kanë bërë të pamundur në mëngjes edhe lëvizjen e komisionerëve.

Më herët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se në ato zona ku nuk paraqitej asnjë votues prej 5 orësh, atëherë procesi zgjedhor do të anulohej.

Dhe në fakt ashtu ka ndodhur.

Deri tani nuk ka raportime për zona të tjera të cilat mund të kenë këtë fat./Newsbomb

You may also like