E fituan në Tiranë, Roma dërgon trofeun e Conference League tek tifozi 96-vjeçar!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sezoni i Romës nuk rezultoi ndër më të mirët në kampionat teksa verdhekuqtë e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë, megjithatë nga ana tjetër trajneri Jose Mourinho me grupin e tij ia dolën të festonin duke qenë se triumfuan në finalen e Conference League.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në Tiranë, në stadiumin Air Albania, italianët mposhtën me rezultatin 1-0 Feyenoord falë golit të Nicolo Zaniolos. Një triumf europian që Romës i mungonte prej vitit të largët 1961 duke sjellë një gëzim të madh tek tifozeria kryeqytetase. Gjithsesi, një prej atyre që i ka shijuar më së shumti trofeu është Giorgio dhe dhe bëhet fjalë për një prej tifozëve më special të Romës.

Giorgio është në moshën 96-vjeçare dhë është tifozi më i vjetër i verdhekuqve ndërsa klubi kryeqytetas mendoi t’i bënte një surprizë teksa i bëri një vizitë në shtëpi duke i dërguar edhe trofeun e Conference League. Sigurisht, gëzimi në sytë e Giorgios ishte evident, ndërsa 96-vjeçari shijoi një nga momentet më të veçantë duke ndjerë nga pranë suksesin e skuadrës së zemrës.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like