“E falenderoj Lewandowskin”/ Laporta zbulon “sekretin” e Christensen: Shkruajti një letër kur ishte 8-vjeç!

by admin
Spread the love

Në ditën e prezantimit, përkrah mbrojtësit ishte edhe presidenti i blaugranave, Joan Laporta i cili ka zbuluar edhe një “sekret” të Christensen.

Presidenti tregoi se kur Christensen ishte në moshën 8-vjeçare, ka shkruajtur një letër ku shprehte dëshirën për të luajtur me ta një ditë, një dëshirë e cila është realizuar tashmë.

“Kur Christensen ishte vetëm 8-vjeç ka shkruajtur një letër ku tregonte se dëshira e tij më e madhe ishte të luante për Barcelonën. Ne këtë e kemi të dokumentuar dhe është pikërisht ajo çfarë duam. Ne kërkojmë për lojtarë që kanë dëshirë të veshin fanellën e Barcelonës”, u shpreh Laporta.

Nga ana tjetër, presidenti nuk mund t’i shmangej pyetjeve mbi Robert Lewandowskin, objektivin e madh të katalanasve në merkato.

Shqip shkruan se Laporta shpjegoi se i kanë bërë një ofertë Bayern Munich dhe se presin një përgjigje pozitive nga gjermanët.

“Kemi bërë një ofertë për lojtarin, Bayern po merr kohë ta vlerësoj dhe presim një përgjigje në ditët në vazhdim. Shpresojmë të jetë një përgjigje pozitive. Unë falenderoj Lewandowskin për të gjithë atë çka po bën, pasi ai ka treguar hapur se dëshiron të bashkohet me ne”, u shpreh Laporta.

You may also like