“E dua jetën”. Historia e trishtë e një nëne të konfirmuar HIV pozitive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Jam 45 vjeçe dhe e vetme. I humba prindërit e mi, kur isha 17 vjeçe dhe më vonë u divorcova, sepse ish bashkëshorti më braktisi mua bashkë me 5 fëmijët që kisha me të. Një ditë, shtatë vite më parë, fillova tëvija re gjëra të çuditshme në këmbët e mia. Më vonë, nisa të kisha temperaturë, kështu që shkova nëspitalin në Kinshasa. Tani e di që jam HIV pozitive dhe se ato çfarë kam në këmbë janë si pasojë e njëkanceri që shoqëron HIV, Sarkoma e Kaposit.

Mirëpo në fillim nuk dija asgjë. Mendoja se ishte malaria, apo ethe tifoide. Kur i pyeta infermieret se çfarë dyshonin mjekët për mua, nuk më thoshin asgjë. Vetëm një prej tyre më tha: “Largohu, ne e dimëme çfarë je”. Pas këtyre fjalëve, një infermiere tjetër i shpjegoi motrës sime se isha konfirmuar si HIV pozitive. Nuk kisha asnjë mundësi tjetërm përveçse të paguaja për mjekimet e mia. Këtë gjë e bëra nëfillim, por kur më përfunduan financat, nuk kisha më mundësi të blija antiviralët dhe as nuk m’i jepnin me rimbursim.

Kur dola nga spitali, nuk kisha asnjë mjekim dhe asnjë ku të mbështetesha. Për fat të mirë, ia shpjegova situatën time një mikeshe, e cila më çoi në një qendër shëndetësore. Atje më dhanë mjekim, por nuk mëshpjeguan asgjë se për çfarë ishin ato ilaçe. Pasi i përdora, fillova të ndieja shumë shqetësime. Fytyra dhe trupi m’u enjtën, nuk kisha mundësi as ta hapja gojën apo sytë, sepse isha komplet e fryrë dhe me dhimbje. Ndoshta ishte një formë alergjie, nuk e di.

Shkova sërish në qendrën shëndetësore dhe stafi mjekësor ma ndaloi mjekimin. Ndoshta se nuk kishin ilaçe për të ma vazhduar, ndoshta për shkak të gjendjes sime të rënduar. Këtë gjë nuk e kuptova kurrë. Mëmbajtën aty disa ditë, derisa u përmirësova.

Për fat të mirë, në këtë qendër kam njohur persona të tjerë me të njëjtën sëmundje si imja, të cilët mëmbështesin. Shumë njerëz më kanë ndihmuar për të siguruar antiviralët, të cilët kushtojnë realisht shumë. Askush nuk e di se si është të jetosh me një sëmundje që dita-ditës rëndohet. Është e vështirë dhe ndihesh gjatë gjithë kohës e pafuqishme. Nuk ke fuqi të çohesh nga shtrati. Prekesh shpesh nga infeksionet nëmushkëri dhe në rrethin tonë, për shkak të COVID-19, kanë humbur jetën shumë persona. Unë shpresoj shumë të jetoj gjatë për fëmijët e mi. E dua jetën, i dua fëmijët dhe dua të jetoj ende për t’i parë ata të rriten“. – Gail Uomersley

You may also like