E do Barcelona, “ylli” i Gironës: Nuk besoj se e kanë numrin tim…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alex Garcia është një nga objektivat e Barcelonës për merkaton verore. 26-vjeçari, i cili aktivizohet si qendërmesfushor dhe po shkëlqen me Gironën në La Liga, pëlqehet shumë nga katalanasit.

Presidenti Laporta do të paraqesë në fundin e sezonit një ofertë zyrtare për shërbimet e lojtarit që debutoi me kombëtaren e Spanjës gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Garcia nuk e mban mendjen te markato, madje e merr me sportivitet dhe humor lajmin që po e kërkon Barcelona: “Nuk mendoj se ata e kanë numrin tim të telefonit…

Kur luan në nivele të mira, padyshim që shumë klube shfaqin interes për ty. Dhe menjëherë nisin thashethemet e merkatos.

Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit. Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Barcelonën.

Është klubi që kam ndjekur që i vogël dhe i preferuari im”, u shpreh Garcia, pjesë e skuadrës që ndodhet në vendin e dytë në kampionatin spanjoll.

Mesfushori ka shënuar 3 gola gjatë këtij sezoni në La Liga me skuadrën e Michel, ndërkohë që numëron edhe 4 asiste./Shqip


Top Channel

You may also like