E diela ul siparin në elitë, Struga pranon trofeun e titullit kampion

by admin
Spread the love

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë ul siparin për sezonin 2022/23. Kur të gjitha llogaritë janë mbyllur, për titullin kampion, për rënie nga elita si dhe kush do të luajë në balotazh, xhiroja e fundit apo e 33-ta do të zhvillohet pa ndonjë presion.

Struga Trim Lum ndeshjen e fundit do të luajnë në shtëpi me Shkupin dhe pas ndeshjes do të pranojnë trofeun e titullit të kampion, që e fitojnë për herë të parë në histori të tyre.

Shkëndija ndeshjen e fundit të këtij sezoni do ta luajë në transfertë në kryeqytet ndaj Rabotniçkit. Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi pret Sileksin, Skopje përballet me Bregallnicën dhe Pobeda luan me Tikveshin.

Të gjitha ndeshjet e fundit të këtij sezoni zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 17:00. Pas mbylljes së sezonit të rregullt, Skopje ka edhe një ndeshje, ku do të përballet me Vardarin për një vend në elitë. Ndërkohë me 20 maj është edhe finalja e Kupës së Maqedonisë, aty ku kampionët e rinj, Struga do të takohen me Makedonija Gjorçe Petrovin.

You may also like