E diela në Oversport: “GranGol” Live nga Torino, por edhe Atalanta-Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E diela e Serie A sjell emocione të mëdha për shikuesit e Oversport dhe Tibo. Në mbrëmje do të luhet derbi i Italisë, sfida mes dy rivalëve historikë Juventus dhe Inter. Për të sjellë sa më pranë për publikun emocionet e këtij takimi ka menduar skuadra Oversport, që do të jetë e pranishme në stadiumin “Allianz”.

Nga ora 20:00 do të startojë emisioni “GranGol”, ndërsa më pas Alban Xhihani dhe Florian Myrtaj do të komentojnë këtë superndeshje live nga Torino. Nuk do të mungojnë analizat e Kastriot Çaushit si dhe intervistat me protagonistët e ndeshjes nga bukuroshja Cindy Marina.

Kampionati italian në Oversport ditën e sotme do të startojë me derbin toskan, Fiorentina-Empoli që do të luhet në orën 12:30.

Formacionet e mundshme: Fiorentina-Empoli

Në mesditë, në “Gewiss” luhet një tjetër sfidë e madhe, rezultati i së cilës mund të rezultojë vendimtar në luftën për titullin kampion, por edhe në garën për zonën Champions. Atalanta e Gasperinit pret në shtëpi Napolin e Spallettit në një sfidë që mund të vendosë fatet e sezonit për të dyja skuadrat.

Formacionet e mundshme: Atalanta-Napoli

Në orën 15:00 luhet edhe takimi Udinese-Cagliari, ndërsa në orën 18:00 është radha e Romës që të zbresë në fushë, në transfertë përballë Sampdorias.

Sytë e të gjithëve janë të fokusuar në stadiumin “Allianz”, aty ku në 20:45 do të luhet një nga sfidat më historike dhe me më shumë rivalitet në Serie A, përballja Juventus-Inter. këtë vit ky duel merr një rëndësi të veçantë, pasi skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës në tabelën e klasifikimit.

Skuadra që fiton përballjen e sotme do të vazhdonte të besonte te titulli, ndërsa një disfatë do të zvogëlonte shanset për tu shpallur kampion në fund të kampionatit.

Bardhezinjtë janë skuadra më në formë e turneut (asnjë humbje në fazën e dytë) dhe nësë fitojnë ndeshjen e sotme do të kalonin Interin në renditje (ndonëse zikaltërit kanë një ndeshje më pak). Allegri e mohon fjalën titull, por një fitore përballë rivalëve të vjetër do të rriste shanset e Juventusit për titull.

Zikaltërit nuk po kalojnë një moment të mirë, pasi kanë grumbulluar vetëm 7 pikë në 7 ndeshjet e fundit në kampionat dhe kanë kompromentuar rrugën drejt titullit. Interi i ka lëshaur kreun “kushërinjve” të Milanit dhe nëse zhgënjen edhe sot, atëherë do të humbiste edhe vendin e tretë në renditje.

Formacionet e mundshme: Juventus-Inter

Spektakli është i garantuar në “Allianz”, “GranGol” do të sjellë emocione unike nga Torino, prandaj shijoni magjinë e derbit të Italisë në Oversport dhe Tibo prej orës 20:00.

Formacionet e mundshme janë bazuar te “sportmediaset”

You may also like