E di se çfarë jete ka bërë jashtë, ai është i sëmurë dhe i varur nga…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një debat shumë të ashpër këtë të hënë me njëri-tjetrin. Dyshja kanë ngritur tonin me njëri-tjetrin, teksa debati ka agravuar edhe në akuza për njëri-tjetrin. Teksa të gjithë banorët ndodheshin në dhomën e gjumit duke kërcyer, aktorja ka akuzuar Luizin se ai konsumon drogë.

Ajo thotë se e di se çfarë jete ka bërë këngëtari, duke theksuar se ai është i sëmurë dhe është i varur nga substancat narkotike. “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta teksa po kërcente.

Ndërkaq, teksa Luizi po e dëgjonte akuzat e saj, ai vendosi të ngrinte gishtin e mesit, duke bërë kështu një gjest të pahijshëm. Të njëjtin veprim bëri edhe Olta, e cila e ‘këshilloi’, se si ta bënte këtë veprim.

Dyshja duket se i kanë hapur tashmë luftë njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, teksa nuk po kursehen as në fjalë për njëri-tjetrin. Edhe gjatë ditës, Olta e ka përshëndetur këngëtarin me këngën ‘Kokaina’, por ai nuk ka rënë pre, duke thënë se nuk e njeh si këngë.

You may also like