“E detyron një hall i madh”, Bujar Nishani shpërthen sërish ndaj Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Ish presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar Lulzim Bashën si rast unikal në botë i cili formalisht në zyrë edhe kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe elektorati i asaj partie nuk e do më.

“Vetëm një hall i madh personal e detyron njeriun të sillet kështu! Demokratët kanë për detyrë të zgjidhin hallin e partisë së tyre, jo të Lulzim Bashës”, shprehet Nishani.

Postimi i Nishanit:

“Lulzim Basha është rasti unikal në botë, i një kryetari partie i cili qëndron formalisht në zyrë edhe kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe elektorati i asaj partie nuk e do më dhe shprehet publikisht për këtë.

Vetëm një hall i madh personal e detyron njeriun të sillet kështu !

Demokratët kanë për detyrë të zgjidhin hallin e partisë së tyre, jo të Lulzim Bashës.“-shkruan Nishani.

You may also like