E dashura e re e Robertit ka një ankesë për të! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej një muaji tashmë Roberti ka dalë publikisht krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh teksa artisti nuk ka ngurruar të shprehet se kanë një lidhje serioze. Thuhet se modelja nga Prishtina është duke e shoqëruar Robertin në çdo mbrëmje muzikore dhe tani nuk heziton të postojë foto e video me të. Së fundmi ajo ka postuar një video ku ankohet se Roberti nuk e lejon të bëjë video. Teksa Laureta filmon, artisti shfaqet prapa saj duke bërë fytyra qesharake. Në fund të videos edhe Laureta qesh duke treguar se marrëdhënia e tyre po shkon më së miri dhe janë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

You may also like