E dashura e re e reperit Kanye West, Chaney Jones është fjalë për fjalë kloni i Kim Kardashianit

by admin
Spread the love

Interesi më i ri i dashurisë së reperit Kanye West, Chaney Jones ishte në çdo centimetër kloni i Kim Kardashianit në plazhet e Majamit të mërkurën.

Influencuesja, praktikisht po binjakëzohej me Kimin teksa u fotografua në det me rroba banje të zeza, duke theksuar të pasmet e saj të bujshme të trupit.

Ajo gjithashtu kishte vendosur një palë syze dielli me nuancë neoni, shkruan DailyMail.

Jones i mbante flokët e saj të zeza të lagura mbrapa ndërsa doli nga uji, me të pasmet e saj të vëna në pah tërësisht falë kostumit të larjes në stilin e tangave.

Chaney i la shumë pak vend imagjinatës, ndërsa u zhyt në det dhe shijonte rrezet e diellit në motin e ngrohtë të Miamit.

Përveç trupit të saj përrallor, kostumi shfaqte shumë tatuazhe të saj, duke përfshirë një trëndafil të ngjyrosur në pjesën e ijëve të saj.

Ajo u fut në ujërat e cekëta, duke u freskuar dhe duke drejtuar duart mbi flokët e saj, ndërsa bisedonte me një shoqe të saj aty pranë.

Bukuroshja me flokë të zeza më pas u fotografua nga paparacët duke dalë nga deti i Miamit, me pikat e ujit të detit që rrëshqisnin mbi trupin e saj.

Edhe pas spërkatjes në ujë, Chaney dukej e pabesueshme me flokët e saj të lagura dhe buzët e saj rozë.

Ajo dukej e qetë dhe në humor të mirë teksa shkeli në rërë pas zhytjes së saj freskuese në det.

Chaney, një modele dhe influencuese në Instagram, thuhet se është e dashura e re e reperit Kanye West, pasi së fundmi ai i dha fund lidhjes me aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox.

Kjo nuk është hera e parë që Chaney merr një krahasim me Kim Kardashianin në mediat rozë.

Fiksimi i ri i reperit 44-vjeçar Chaney duket jashtëzakonisht e ngjashme me ish-gruan e tij.

Ajo dhe Kanye u panë duke u larguar së bashku nga prapaskenat e festës së albumit të tij, të martën.

E veshur me një lëkure të bardhë, kalimtarët e shumtë u befasuan me të parë influenceren duke menduar se ajo mund të ketë qenë Kim, 41 vjeçe.

Kim Kardashian përndryshe aktualisht ndodhet në Milano për javën e modës.

Është interesante se Chaney ishte veshur në një mënyrë të ngjashme me atë se si Kim u shfaq kur mori pjesë në eventin e albumit “Donda” të Kanyet në Atlanta, Georgia, vitin e kaluar.


You may also like