E çuditshme: BDI bën koalicion me VMRO’në e “anti-integrimeve” në Tearcë, pas atij me Levicën në Veles

by admin
Spread the love

Sot me datë 16 Nëntor 2021 u mbajtë mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Tearcës , me ç ‘ rast me shumicë votash Besnik Osmanit nga BDI iu dha besimi për të udhëhequr me Këshillin Komunal në mandatin 2021 – 2025, informon portali “tetova1”.

“Dua që ti faleminderoj të gjithë këshilltarët komunal , administratën komunale bashkë me kryetarin Nuhi Neziri .

Nga sot po fillojmë një rrugëtim të ri me plotë sfida , andaj duhet të bashkohemi të gjithë që sa më lehtë të arrijmë ta kthejmë besimin e dhënë nga sovrani me ngritjen e cilësisë së jetës dhe shërbimeve , përmirësimin e infrastrukturës komunale , realizimin e projekteve që kemi premtuar për të mirën e çdo qytetari të Komunës së Tearcës pa dallim etniteti , religjioni , vendbanimi ose përkatësie politike.

Zotohemi se në bashkëpunim të ngushtë të institucionit të Këshillit Komunal dhe institucionit të Kryetarit , dyert e Komunës së Tearcës do të jenë gjithnjë të hapura në shërbimin tuaj.

Ju dëshiroj gjithmonë shëndet dhe suksese.
Zoti qoftë me ne dhe dalshim faqebardhë…”, ka shkruar Osmani në facebook.

Për kandidaturën e Besnik Osmanit për kryetar këshilli kanë votuar këshilltarët e BDI-së, 2 të PDSH-së dhe nga 1 i LSDM-së, VMRO-së dhe TDP-së.

Kundër kanë qenë këshilltarët e Lëvizjes BESA dhe koalicionit ASH-AAA.

You may also like