E bujshme nga Spanja, Benzema mund të rikthehet në Botëror

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë përpara fillimit të Kupës së Botës, Benzema konfirmoi se nuk është i gatshëm për të luajtur në Botëror për shkak të dëmtimit që pësoi. Megjithatë një lajm bombë vjen nga Carlos Rodriguez, gazetar i “Onda Madrid” që është shprehur se Benzema mund të luajë në Botëror.

“Real Madridi do të kthehet në punë të enjten, më 1 dhjetor. Karim Benzema praktikisht është rikuperuar dhe ideja është që ai mund të stërvitet nga e enjtja me grupin.” – konfirmoi gazetari spanjoll në Tëitter.

Në listën e lojtarëve që luajnë në Botëror, Didier Deschamps nuk e ka hequr 34-vjeçarin. Me këtë veprim, trajneri i “Gjelave” ka lënë të hapur mundësinë që Benzema të rikthehet në Kupën e Botës.  Në rast se “Topi i Artë” rikuperohet plotësisht, teknikun nuk e ndalon asgjë të inkuadrojë në lojë sulmuesin. /oversport.tv

Foto: French Team, Twitter

You may also like