E bujshme nga Anglia, pronarët e Chelsea-t takohen me përfaqësuesin e Ronaldos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo është kthyer sërish në qendër të vëmendjes sa i përket merkatos, ndonëse ka vetëm një vit që u transferuar nga Juventus te Manchester United.

Ecuria e “Djajve të Kuq”, të cilët mbetën jashtë Champions League, nuk i pëlqen aspak portugezit dhe kjo gjë është shumë e dukshme.

Së fundmi në mediet angleze ka filluar qarkullimi i lajmeve për largimin e sulmuesit nga ekipi i Ten Hag dhe kjo gjë nuk ka sesi të mos u bjerë në sy klubeve më të mëdha.

Pas qarkullimit të fjalëve se 36-vjeçari mund të transferohet te Bayern Munich, tashmë në skenë ka dalë edhe emri i Chelsea-t.

Nga Anglia raportohet se pronarët e rinj të “bluve” të Londrës kanë takuar përfaqësuesin e Ronaldos, Jorge Mendes për të diskutuar për mundësinë e lëvizjes së sulmuesit në “Stamford Bridge”.

Ende nuk dihet nëse 36-vjeçari do të dëshironte një lëvizje nga Manchesteri në Londër, por i sigurt është fakti që ai dëshiron me patjetër të luajë në Champions League.


Top Channel

You may also like