E bujshme, kampioni i Europës mund të largohet nga PSG!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga PSG. Portieri i përfaqësueses së Italisë nuk po sheh dritë në fund të tunelit me skuadrën pariziene, teksa nuk po gjen hapësira në formacionin e Mauricio Pochettinos. Në të tilla rrethana, kampini i Europës në janar mund të ndryshojë ambient.

22-vjeçari ka mbetur nën hijen e Keylor Navas, duke regjistruar vetëm 5 ndeshje mes Ligue 1 dhe Champions League, duke pësur dhe 4 gola. Pavarësisht bujës së transferimit të shtatlartit në verë, aventura franceze mund të përfundojë para kohe me menaxherin Mino Raiola, i cili ka nisur punën për të sistemuar sa më parë Donnarumën.

PSG po bën mirë dhe pa kontributin e Donnarumës dhe një largim i mundshëm mund të mos jetë i leverdisshëm për PSG, megjithatë fjala e fundit do të thuhet nga trajneri Pochettino.

Opsioni i parë për portierin e kombëtares italiane është Juventus, që duket se e ka në listën e dëshirave dhe beson se me opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje mund të veshë me ngjyrat bardhezi ish portierin e Milanit.


Top Channel

You may also like